Skema e lirimit të të burgosurve/ Enkeleida Hoxha me lidhje të forta në burgje, përfshirë drejtorë, sociologë dhe shefa sigurie

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.02.2021, 16:30

20 punonjës të burgjeve, përfshirë shefa të sigurisë së brendshme, sociologë, psikologë dhe drejtorë të burgjeve të Peqinit dhe Fushë Krujës, nga viti 2014 deri në 2019 kanë dhënë kontributin e tyre për të përmirësuar curriculumin e të dënuarave Endrit Dokle dhe Genc Tafili. Sipas dokumentit që disponon TCH rezulton se ata firmosën raporte vlerësimi në bazë të të cilëve më pas Enkeleida Hoxha vendosi lirimin e tyre me kusht. Në një sërë dokumentash ekspozohet skema se si të burgosur të caktuar pavarësisht krimeve të rënda për të cilat u dënuan, u vlerësuan me notën maksimale duke u konsideruar si persona të balancuar dhe të sjellshëm. Me firmë të vartësve, drejtorë në burgjet ku mbaheshin Dokle dhe Tafili, Eugert Salla, Dashamir Mustafaraj, Astrir Baku, Emiliano Zeffi, miratuan raportet shembullore të të dënuarave problematikë, që më pas iu bashkalidhën dosjes për të kërkuar liri.

Në 19 shkresa për të dy të dënuar rezulton se administrata e burgjeve i konsideron dy personazhet e botës së krimit në rastin e Dokles pa rrezikshmëri, ndonëse ai gjatë paraburgimit u dënua dhe për drogë. Kurse, Genc Tafilin e vlerësojnë me notë maksimale për sjelljen me bashkëvuajtësit dhe me kujdes për higjienën vetjake. Me raportet e firmosura nga stafi dy të dënuarit vlerësohen si korrektë dhe pozitivë në komunikim, ndjekin sportin dhe kulturën. Ndërkohë, në rubrikën rrezikshmëria, stafi i burgjeve shkruan se nuk paraqet rrezikshmëri ndaj vetes për të burgosurin Genc Tafili. Madje në rastin e Tafilit ai vlerësohet i qëndrueshëm, i përgjegjshëm dhe si një person që kryen detyrat e caktuara.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit