JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Burri i martohet me një tjetër në Gjermani, gruaja e vetme përballet me sëmundjen e djalit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22/02/2021 15:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sikur të mos mjaftonte që burri e kishte lënë të vetme, duke shkuar gjoja për të punuar në Gjermani dhe më pas ishte martuar me një tjetër, një grua kosovare tani po kërkon ndihmë për djalin e saj të sëmurë.

Diar Raci është diagnostikuar me sëmundjen granulomatoz dhe i duhet transplantimi i palcës kurrizore.

Operacioni i tij kushton 60 mijë euro dhe nëna e tij nuk ka mundësi financiare për këtë ndërhyrje.

Mevlide Raci kërkon nga të gjithë ata që kanë mundësi që ta ndihmojnë, shkruan Jepi Zë.

Ajo ka thënë se deri tani për shërimin e djalit të saj janë mbledhur 11 mijë euro, por i duhen edhe 49 mijë të tjera.

Ky është rrëfimi i saj dhe kërkesa për ndihmë:

Unë jam Mevlude Raci një nënë që po kërkon ndihmë për djalin që e kam të adaptuar (birësuar).

Unë kam 16 vjet martesë, pas një komplikimi të një aborti kam marrë dëmtime në mitër dhe mjekët më patën thënë se nuk mund të lindësh asnjëherë. Me burrin tim vendosëm ta adaptonim një fëmijë. Kishim fatin ta merrim Diarin, më 21.04.2008.

Pasi i bëri djali 4 vjet burri shkoi në Gjermani për të punuar. Atje ai u martua dhe asnjëherë nuk u kthye dhe nuk u paraqit më.

Unë mbeta e vetme me djalin, por prapë kisha fatin se nëna dhe vllai i burrit nuk u larguan nga unë. Më mbështetën dhe më përkrahën të rrisja djalin.

Unë pavarësisht mërzis kam qëndruar e fortë për Diarin.

Para 6 muajsh filluan disa probleme me shëndeti te djali im, pas shumë kontorlleve dhe konsulateve mjeksore si në Kosovë, ashtu edhe jashtë sajë, në Turqi e konstatun se vuan nga një sëmundje që asnjëherë nuk kisha degjur GRANULOMATOZ, që dot thotë t’i bëhet transplanti i palcës kurrizore.

Deri tani krejt me mundesitë tona familjare i kemi ndjekur terapitë, analizat e gjithçka që është kërkuar. Por për operacionin e tij po duhen 60.000€ .

Besoni në Allah se nuk di nga ta marr këtë shumë parash, për deri këtu çka kam pas me dukat me çka kom pas para shpirtit i kom shit, por për me arrit këtë shumë pasha Zotin nuk kam çka të shes as nga t’i mar. 11.000€ na i ka mbledh shefi ku unë kam punu pronari i një dyqani islam që kam punuar aty qe 4 vjet. Tash kan mbet m’i mbledh edhe 49.000€.

Po ju lus juve me zemër të ma shpërndani këtë thirrje për ndihmë dashtë i lumi Allah të dalin bamirës dhe t’i mbledhim paret sa më shpejt. Sepse unë nuk jam në rrjedha të rrjeteve sociale.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?