JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Grigor Joti i INFOSOFT “kullufit” 335 milionë të tjera, kësaj rradhe nga Laert Duraj
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18/02/2021 22:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Laert Duraj, drejtori i Postës Shqiptare vazhdon të shërbejë si një “spaçiator” i lëkëve të popullit nëpër duart e biznesmenëve. Rasti më i fundit është një tender me vlerë rreth 335 milionë lekë të vjetra me TVSH për të blerë licenca kompjuterike.

Vlera është mjaft e konsiderueshme, në një kohë që populli është në vështirësi tepër të mëdha ekonomike dhe kur konsumi ka rënie ditë pas dite. Mirëpo ndonëse biznesi shqiptar po shkon në pikiatë, Laert Duraj qarkullon aq shumë para saqë i bën “rrush e kumbulla” për të blerë licencat e Grigor Jotit.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-83386-12-29-2020 dhe me objekt “Blerje Licensa Microsoft + shërbime të ndryshme për 2 vite”, Marrëveshje Kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 2 vite, me fond limit total: 30,000,000 (tridhjetë milion) Lekë, pa tvsh.

Në tender kanë marrë pjesë dy kompani, “Infosoft Systems” me vlerë të ofertës 27,878,892 Lekë të reja pa t.v.sh. me pronar kryesor Grigor Joti dhe “Info Business Solutions” me vlerë të ofertës 29,757,378 Lekë të reja pa t.v.sh. me pronar kryesor deri në vitin 2018 po Grigor Jotin. Pra praktikisht, lind dyshimi i fortë se Grigor Joti ka konkrurruar me veten dhe ka fituar.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?