Kujdes! I riu nga Shkodra lidhet me vajzat dhe i mashtron, qytetarja: I besova verbërisht, më mori shuma të mëdha lekësh

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18.02.2021, 00:43

Shpesh lidhjet në rrjetet sociale nuk funksionojnë ashtu siç duhet, pasi asnjëherë nuk mund të kesh siguri për personin me të cilin po flet nga ekrani. Një rast që demonstron këtë gjë, ka mbërritur së fundmi në redaksinë JOQ Albania. Një vajzë na shkruan se është njohur me një djalë në rrjetet sociale dhe se jeton jashtë shtetit me dokumente të regullta, dhe kjo gjë i ka interesuar djalit në fjalë, pasi ai kishte expuls në pasaportën e tij. Vajza shton se çdo gjë në fillim nisi me premtime të mëdha dhe se i kishte besuar verbërisht atij.

Por gjithçka rezultoi të kishte qenë një mashtrim dhe gënjeshtër e hidhur, pasi djali duke parë karakterin e vajzës dhe besimin që ajo tregonte ndaj tij, ka filluar ta shfrytëzojë këtë gjë dhe i ka kërkuar para. Në fillim 100 euro, por më pas i ka kërkuar vazhdimisht duke u justifikuar se i duheshin për punën. Por e vërteta ishte se lekët ai i shpenzonte me të dashurën që kishte në Shqipëri. Këtë të vërtetë, vajza rrëfen se e mësoi nga shoku i tij i ngushtë, i cili e ka marrë në telefon kur kjo ndodhej në Shqipëri dhe i ka treguar se si qëndron e vërteta e lidhjes së tyre, duke i zbuluar se ai thjesht po tallej me të dhe se e donte për interes.

Për ta vërtetuar gjithë këtë, vajza shprehet se ka shkuar në Shkodër, në lagjen Rus ku edhe banonte ai. Aty ajo ka pyetur nëse e njihte njeri, dhe të gjithë i kanë thënë po të njëjtat fjalë që i kishte thënë shoku i ngushtë. Pra se djali, i cili quhet Artan, ishte mashtrues dhe se të njëjtën gjë kishte bërë edhe me disa vajza të tjera. Vajza shprehet se ai i ka marrë një shumë të madhe parash, ndaj dhe paralajmëron që të mos bien pre e tij edhe vajza të tjera.

Mesazhi i plotë i vajzës:

Pershendetje Joq Dua te ndaj me ju historin time sic e dim te gjith, teknologjia ka ecur goxha para, dhe un qe mendoja se nk besoja cdo gje ne internet por dhe un si shum vajza te tjera u perfshiva ne nji histori "dashurie "ku filloj si nji njohje e thjesht, por mvon shkoj ne tejgradim te shum premtimeve nga ana e djalit ku me premtonte shum gjera po ato ishin vec rrena. Jetoj jasht shtetit me dekumenta dhe atij kjo gje i interesonte me shum pasi ai kish ixs puls ne pashaport. Isha njeri i thjesht besova verberisht tek ai.punoja me nxierr buken e gojes dhe ai e dinte ,pasi kaloj pak koh njohje me kerkoj ta ndihmoja me 100€ pasi un ja dergova keto mbas 3 jave ai mkerkoj nji shum me lekesh tjeter pasi un i besoja per cdo fjal qe me thonte dhe e doja ja dergova po ai kete e beri si rrug dhe me kerkonte vazhdimisht lek me jystifikimin se i duheshin per punen qe kish me nji njeriun e tij po dhe qe e dinte se un beja gjithcka .po ai tallej me mua thonte se leket i donte per pun por qe i shpenzonte me dashnoren qe kish nshqiperi ...kete gje e mesova nga shoku tij i ngusht ..shoku i tij me mori ntelefon kur un isha ne shqiperi dhe me tha vajze e dashur kam moter vet dhe nk do te doja qe te tallej dikush ..keshtu sic po tallet Artani me ty ..edi tha sec ke ber per te dhe cfar tka premtuar po te dish tha se jan te gjitha genjeshtra te ka genjyer per gjithcka te do vetem per interes leket qe ti i ke derguar nk i ka dashur per punen po per te kaluar mir me dashnoren mvin keq tha se tshof qe ben gjithcka per te ...largoju tani sa esht heret se do tmarri cfar ke se ai ka interesin e dekumentave dhe te lekeve ..nk doja ta besoja se keto qe po me thonte shoku i tij ishin te verteta .qe ta vertetoja shkova ne shkoder pasi ai nk dilte as ntakim per tu perballur shkova ke lagja ku banonte ne Rus dhe fillova tpyes po qe e cudicme te gjith te njejten gje me thonin si shoku i tij por qe jo vetem kaq se nk isha vetem un qe ai kish mashtruar po dhe shum vajza te tjera i sillte deri nshkoder dersa tu merrte ate cka ai kish si plan e pastaj gjente pretekste dhe i linte me mori shuma tmdha lekesh dhe me mashtonte per gjithcka ndaj dhe un po mar kete vendim pulimi te historis time mos te bini pre atij djali ashtu sikurse un ...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit