JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ilir Beqaj nuk ngopet me lekë, “shatërvan” milionash nga Mirlinda e AKSHIT
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17/02/2021 22:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mirlinda Karçanaj, drejtoresha aktuale e AKSHI-t duket se nuk di të ndalet përsa i përket dhënies së milionave lart e poshtë. Njëra nga firmat që përfiton shpesh shuma të majme nga ky institucion është edhe INTECH+ në pronësi deri në 2013 të Ilir Beqajt.

Pas ardhjes në pushtet të PS, Beqaj i shiti aksionet tek miku i tij Sokol Sinani, por “de facto” mendohet se Beqaj është vetë “pas kuintave”. Kompania INTECH+ rezulton fituese e tenderit të rradhës të organizuar nga AKSHI, me objekt “Mirëmbajtja e sistemit të shërbimit të provës – për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës”.

Tenderi ka për fond limit vlerën prej 2.420.800 lekësh të reja pa TVSH, dhe rezulton se fituese është shpallur firma INTECH+ me vlerë të ofruar prej 2.292.000 lekësh të reja pa TVSH. Shikohet mjaft qartë se diferenca mes fondit limit dhe vlerës së tenderit është mjaft e vogël, thuajse identike. Kjo ngre dyshim të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?