EKSKLUZIVE/ Rrëfimi rrëqethës, flasin publikisht të bijat e Rifat Lalës që ndërroi jetë tek Infektivi: E hipëm në ambulancë me duart tona!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.02.2021, 21:16

Ditën e djeshme dy vajzat e vëllait të ish-deputetit të PD-së Vili Minarolli, deklaruan se babai i tyre Rifat Lalo ( Minarolli) humbi jetën tek Covid 1 për shkak se nuk mori trajtimin e duhur në spital. Madje babai i tyre iu kishte kërkuar disa herë që ta nxirrnin jashtë para se të vdiste. Në lidhje me rastin ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama, i cili tha se në deklaratat e dy vajzave nuk kishte asnjë të vërtetë dhe se këto ishin thjesht "deklarata dhimbjeje dhe partie". Gjithashtu Rama trajtoi edhe rastin e një gruaje që denoncoi se babait të saj i ishin vjedhur sendet personale, të cilat iu kthyen më pas.

Ndërkohë dy vajzat e të ndjerit Rifat Lalo kanë folur ditën e sotme në një intervistë ekskluzive për JOQ Albania. Ato shprehen se e kanë dërguar të atin në Urgjencën Infektive për një shërbim më profesional. Por nga momenti që ato e kanë dorëzuar në spital, nuk kanë patur asnjë transparencë mbi ecurinë e ngjarjeve. Në një bisedë telefonike që kanë patur me të, vajzat rrëfejnë se i ati i ka thënë se kishte shumë ftohtë dhe se e kishin lënë në një stol pa i bërë asnjë shërbim. Sipas tyre, mjekët i kanë thënë se babai ishte shumë rëndë, në gradën e tretë Covid, por të kundërtën u kishte pohuar vetë i ndjeri, duke i thënë se nuk e kanë prekur me dorë.

Vajzat shtojnë se janë gjendur para dy altenativave për të atin, ta mbanin të shtruar në spital, ose ta merrnin në shtëpi. Por sipas tyre ky ishte një vendim që duhej marrë nga vetë departamenti dhe personeli mjekësor, pasi u kishin besuar tërësisht atyre. Vajzat shprehen se do ta ndjekin çështjen deri në fund dhe do të kërkojnë të gjitha procedurat mjekësore që janë kryer, që nga analizat, skaneri, rezultatet dhe të gjithë dosjen e plotë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit