Klubi i futbollit në Kosovë, Gjakova, përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të hidhur për të gjithë. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në një moshë të re, futbollisti i tyre, Elirion Shabanaj, vetëm 17 vjeç. Gjakova i shpreh ngushëlimet familjarëve të Elirionit, teksa shkruajnë se ishte një futbollist i talentuar dhe shumë i disiplinuar.