JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Flirti Ergys Verdho & Sadri Abazi nuk njeh limit, 3 miliardë të tjera si “qokë” para zgjedhjeve
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12/02/2021 18:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qokat para zgjedhjeve duket se po zhvillohen me intensitet tepër të lartë. Ky është momenti kur të gjithë fillojnë të mbushin xhepat mirë e mirë nga paratë e shqiptarëve. Siç dihet, një nga skemat më të mira për të përfituar para dhe për t’u shpëqrblyer nga qeveria, janë tenderat.

Dhe kush më mirë se Ergys Verdho, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, mund t’i shpërndante këto para? “Gysi” ka hapur një tender me numër reference REF-65733-07-16-2020 që ka për objekt “Loti IV: Mirëmbajtje me performancë K/Sauk – Sanatorium, Sauk – Km 29 – rot. re Shijon – Ura e Zaranikës, Km22 – Qytezë Krrabë – Objekti X, Rotondo Sauk – Sauk i Vjetër, Ura e Farkës – Baldushk – Mustafa Koçaj, Vaqarr – Vishaj (84.6 km)".

Në tender kanë marrë pjesë katër operatorë ekonomikë, nga të cilët fitues është shpallur bashkimi i firmave “Alko Impex General Construction & Alko Impex Construction”, të dyja nën administrimin e Arbër Abazit, nipit të ish-deputetit socialist Sadri Abazi. Vlera fituese është 223.281.127 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.7 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Vihet re se nga katër operatorët ekonomikë në garë, 2 prej tyre kanë ofruar vlera më të ulëta sesa nipi i Sadri Abazit e megjithatë janë eliminuar. Vlen të theksohet se vlera fituese është thuajse e njëjtë me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 84.7% e tij. Të dyja këto fakte, sjellin dyshime tepër të forta se tenderi nuk është i rregullt e se fituesi është përcaktuar paraprakisht. Jepi Gysi!

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?