Interi ka probleme të mëdha financiare, të cilat mund ta detyrojnë atë të heqë dorë nga një prej lojtarëve kryesorë. Nëse kjo nuk ndodh, në verë drejtuesit e Interit mund të sakrifikojnë pikërisht Romelu Lukaku i cili kërkohet me këmbëngulje nga Manchester City i Pep Guardiola. Blerja e kartës belge nga Manchester United në verën e vitit 2019, i kushtoi Interit 74 milion euro, plus 10 të tjera në formën e shpërblimeve dhe klubi i zi nëse vendos të shesë mund të mjaftohet vetëm me një ofertë që varion nga 100 në 120 milion euro, këto shifra janë shumë të larta në kohë pandemike. Sergio Aguero do të largohet nga City i Guardiola dhe Lukaku shihet si zëvendësimi ideal për Argjentinasin, megjithëse Norvegjezi Erling Haaland i Dortmund gjithashtu është i pëlqyer, por për këtë të fundit duhet të fitojë garën me Real Madrid.