Skandal në burgun e Shkupit! Shqiptari: Po na akuzojnë dhe dënojnë padrejtësisht se jemi shtetas të huaj

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10.02.2021, 21:30

Një shqiptar i dënuar në Shkup, i quajtur Robert Kolaveri, ka shkruar në reaksinë JOQ Albania se po i bëhen padrejtësi. Ai thotë se është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe po e akuzojnë për vjedhje dhe grabitje, edhe pse ai s'ka lidhje me këto. Sipas tij, këtë gjë ia bëjnë vetëm se është shtetas i huaj dhe për akuzat e ngritura nuk posedojnë asnjë lloj prove. Për këtë ai thotë se i ka shkruar edhe Ambasadës Shqiptare në Shkup, por kjo e fundit i ka thënë se duhet të marrë avokat dhe se nuk ndërhyjnë dot në organet gjyqësore të Maqedonisë.

Më tej me anë të disa fotove, shqiptari përpiqet të pasqyrojë gjendjen e burgut, në të cilin ndodhen 1300 të burgosur. Gjithashtu skandal tjetër janë edhe kushtet brenda dhomave, dhe sipas tij gradianët e burgut u shesin dyshekët me lekë dhe krevatin duhet ta blejnë 25 euro, përndryshe nëse nuk kanë lekë, janë të detyruar të flenë në tokë.

Mesazhi i mbëritur:

Prsh Joq Albania. Un jam nga shqiprija, po momentalisht ndodhem ne burg ne maqedoni. Jam i denum per arm pa leje. Po me akuzojn dhe per disa vjedhje e grabitje un skam lidhje me ato ngjarje me thon me i pranu kur skan as ni lloj prove app deshmije po vec pse jemi shtetas te huj dun me na denu. Ktu ka shtetas te shipris si jan denu pa as ni lloj prove apo vakti vec pse jemi shiptar na denojn. I kam kerku ndim amasades Shiptare ktu ne shkup me thon mer avokat po te kem munci me mar avokat nuk kerkoj ndim ke amasada Shiptare. Jam Robert Kolaveri. Ky esht burgu qe jetojn mbi 1 mij e 300 veta, pamjet e burgut. Dhe gardjanet e burgut ktu te shesin dyshekun me lek, krevatin duhet ta blejsh 25 ero nese ske lek duhet me flejt ne tok. Nuk po e boj per reklama, po un vet 1 mi ero e kam pagujt dhomen per dy veta ktu. Ne shkup jam, burgu Idrizov.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit