Kemi publikuar shpesh raste zënkash dhe sherresh mes të rinjve, kryesisht për arsye lidhjesh me të dashurit/at. Së fundmi një sherr mes vajzash ka ndodhur ditën e sotme në një shkollë të Fushë-Krujës. Sipas mesazhit të një qytetari, shkak i sherrit është bërë fakti se vajzat ishin të lidhura me të njëjtin djalë. Vajzat duket të jenë rreth moshës 14-15 vjeç. Siç shihet edhe në video, ato kapen për flokësh dhe godasin me grushte njëra-tjetrën. Ndërkohë një qytetar mundohet t'i ndajë dhe të shuajë sherrin.