JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

|KURBANI i Ramës| Klodian Allajbeu i pari në listën e Gylenistëve! Kur do ia heqë kokën Erdogan?!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09/02/2021 17:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Avash-avash...”-thonë turqit. Por kur vjen fjala për gylenistët e fshehur në Shqipëri, Erdogan nuk ka ndërmend të lëshojë litar, përkundrazi, i ka vënë lakun në fyt liderit suprem dhe nuk ka ndërmend ta zbatojë si shprehje...

I plotfuqishmi ia ka thënë troç emrat që duhet të zhdukë nga Shqipëria e t’i dëbojë për t’ia dorëzuar në duart e tij të pamëshirshme. Lista me emrat që duhen bërë “kurban” për “baba” Erdoganin, nuk janë thjesht personazhe të implementuar vetëm në shkollat që menaxhohen nga FETO në vend, por janë të njohur për të gjithë ne, në krye të institucioneve shtetërore dhe ndajnë pazaret qeveritare me njëri-tjetrin.

Ultimatumi i fundit iu bë Ruçit pak ditë më parë nga kryeparlamentari turk Mustafa Sentop, duke i lënë të nënkuptohej qeverisë që të mos i jepnin arsye për të rrezikuar deri më tani marrëdhëniet e mira midis dy vendeve. Pasi me thënë të drejtën, shprehjen e popullit “Na kanë ardhur, do u vemë”, është vënë në fuksion më së miri fillimisht me memorialin e të rënëve turq, ushtarëve të Erdoganit në luftën kundër Fetullah Gylenit në kohën e Grushtit të Shtetit, memorial i vendosur tek Liqeni Artifcial nga Veliaj. Një shenjë dashurie e ndërsjelltë vllazërore e kthyer me investimet dhe donacionet që “Babai” i ka dhënë Ramës gjatë kohës që qeveris vendin. Madje-madje i premtoi dhe hapjen e një spitali në Fier, duke mos lënë pa përmendur thelbësoren për qeverinë, mbështetjen që do i japë në kohë fushate për të fituar mandatin e tretë...

Pra logjika është e thjeshtë... Dikush duhet të bëhet kurban që lideri suprem të vazhdojë të ketë të pandërprera benefitet nga “Ati i madh”.

POR KË DO BËJË KURBAN RAMA (Ashtu si në librin e tij) për të siguruar mbështetjen për fushatë?!

“Partner strategjik” e quajti Sentop, Ramën në vizitën e tij të fundit, -“Ne nuk do të lejojmë kurrën e kurrës FETON të helmojë marrëdhëniet tona”,-përfundoi ai.

Thelbi i fjalimit para Ruçit ishte të bërit të qartë se qeveria shqiptare duhet të bllokojë aktivitetet e organizatës FETO, jo vetëm në arsim por edhe në Shëndetësi dhe Media, ku është e “helmuar” thellë.

“Ky grup për të realizuar qëllimet e maskon aktivitetin në shkolla, media shëndetësi etj.”-Ilustroi Sentop, duke kursyer pa i kallëzuar publikisht emrat për të cilët që Rama është i mirë-vetëdijshëm që kanë helmuar shëndetësinë dhe median.

Sentop e kishte fjalën as më pak e as më shumë, por për vetë oligarkun e Shëndetësisë dhe Drejtorin e ABC News, administratorin e “Spitalit Amerikan” Klodian Allajbeun dhe partnerët e tij, ndër ta gylenistin e thekur Mina Kustën drejtorin e ANTAS, për të cilin ndërhyri ta emëronte, së bashku me disa drejtorë të tjerë në institucione të ndryshme të Shqipërisë, me të cilët ndan paratë e Buxhetit të Shtetit.

Arsyeja primare që një gylenist ka helmuar mendjen e shqiptarëve është fakti i bërjes së bujshme të lajmit të dëbimit të mësuesit gylenist Harun Çelik, nëpërmjet medias së tij.

Thonë, thonë... se Klodi, i vetëdijshëm që është i pari që ka të renditur emrin në listën e Erdoganit, me shokët që e ndjekin nga pas, ka frikë edhe nga hija e vet në pritje të ditës së gjykimit nga BABAI i madh, se ky i kombit shqiptar s’mund ta shpëtojë dot.

Derisa Klodi të shkruajë e të flasë në median e tij për hallet e gylenistëve, e Fondet e FETO, paratë që i merr me grushte t’i investojë në bizneset e tij në Media e Shëndetësi, Erdogan s’do e hapë më thesin për qeverinë, por ky nuk është shqetësim, fundja Rama nuk do lejojë që një person i parëndësishëm, ndër shumë të tjerë që ai ka bërë KURBAN, të prishin marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve.

Zgjedhjet po vijnë dhe durimit të Erdogan po i vjen fundi...

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?