Universiteti Bujqësor i Tiranës harxhon 24 milionë për pajisje stallash për lopët

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.02.2021, 21:06

Universiteti Bujqësor i Tiranës duket se nuk i vë fre shpenzimeve përsa i përket lopëve të veta. Kështu, mësohet se ky institucion i drejtuar nga rektori Fatbardh Sallaku, ka organizuar një tender me objekt “F/V Pajisje për Stalla Lopësh” që mban numrin e referencës REF-83103-12-24-2020. Ky tender ka si fond limit shifrën prej 1,999,857 lekësh të reja pa TVSH.

Duke parë procedurën, shikohet se në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani e cila natyrisht edhe ka fituar. Bëhet fjalë për firmën A.G.E. CO & CO Shpk e cila ka fituar me vlerën e ofruar prej 1,959,845 lekësh të reja ose rreth 24 milionë lekë të vjetra.

Vihet re qartësisht se diferenca mes fondit limit dhe vlerës fituese është thuajse identike, më saktësisht vlera fituese është sa 97.99% e fondit limit. Ky fakt si dhe fakti që në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, e bën këtë procedurë tenderimi mjaft të dyshimtë. Me shumë gjasa këto miliona nuk do të shkojnë aspak për rehatinë e lopëve por për rehatinë e organizuesëve të tenderit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit