Shqipëria 1 Euro është nisma e marrë nga ish-kryeministri Berisha gjatë kohës që ka qenë në pushtet, e cila u prezantua në vitin 2006, një vit pasi kishte marrë në dorë qeverinë. Padyshim kjo nismë u kritikua nga Edi Rama në atë kohë në opozitë, duke cituar fjalët: “Shtatë vjet qeverisje nuk kanë arritur të ndryshojnë asgjë në drejtim të punësimit. Asnjë reformë nuk ka sjellë punësim: As Shqipëria 1 euro, as Shqipëria superfuqi energjetike.” Ndërsa Erion Braçe, sot zv\kryeministër u shpreh: “Ju shpallët nismën ‘Shqipëria 1 euro’ si iniciativën tuaj personale për të tërhequr investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri. Tani duket sikur vendi është në shitje, ndërsa ju ngjani gjithnjë e më tepër me atë tregtarin e zotë rom që një herë në muaj thërret mes pazarit më të lirë: U hap thesi!”
“Pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m², u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje, me tarifë simbolike 1 euro/kontrata, kur një subjekt, propozon që aty ai të zhvillojë aktivitete prodhuese industriale në nivele investimi mbi 10 milionë euro, apo edhe veprimtari të regjimit “Fason”,- shkruhet në ligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Pra nisma që synohet të nxisë biznesmenët kryesisht të huaj, palëve të treta investitore u jepen pasuri publike shtetërore me pagesë simbolike vetëm një euro. Nisma e cila fillimisht u kritikua nga Rama kur ishte në opozitë, por një vit pasi mori pushtetin në 2014-ën, e implementoi vetë atë duke copëtuar Shqipërinë në duart e oligarkëve. Ky është një auditim i thënë në mënyrë të tërthortë nga një konstatim i KLSH i bërë pak vite më parë, por ndërkohë numri i këtyre kontratave është rritur gjatë viteve 2019-2020, me Ramën në pushtet.
Në raportin e KLSH shkruhej se favorizimi i kompanive nëpërmjet këtyre kontratave të kësaj nisme ishte i paargumentuar dhe i pajustifikuar, pasi nuk kishte një përcaktim të saktë të atyre që duhej të përfitonin. Si konkluzion KLSH raportoi se: "10 Shoqëri kanë përfituar në mënyrë të padrejtë, dhe ka patur dëm në Buxhetin e Shtetit prej më shumë se 20 milionë USD."
LISTA/ PËRFITUESIT E PRONAVE PUBLIKE
Nisur nga Karlo Bollino, Arbër Hajdari, e duke përfunduar tek Gaz Demi, janë disa emra të lakuar që kanë përfituar nga nisma e Ramës dhe kanë përfituar prona publike me qira 1 Euro, për një kohëzgjatje prej 20 vitesh.
Përfitues nga VKM Nr. 140, datë 24.02.2016, i pasurisë “Salla S4, me ambientet e saj ndihmëse”, në katin e tretë teknik (kati i katërt, nga toka, i godinës), në administrim të shoqërisë “NPV” sh.a., Durrës, me sipërfaqe të përgjithshme 550 (pesëqind e pesëdhjetë) m2 , përkatësisht, sipërfaqe nën objekt 550 (pesëqind e pesëdhjetë) m2.
Përfitues nga VKM Nr. 183, datë 09.03.2016, i pasurisë “Ambiente të pronës nr. 4, me emërtim “Reparti Ushtarak nr. 4030, rruga “Myslym Keta”, Tiranë”, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, me sipërfaqe të përgjithshme 37 000 (tridhjetë e shtatë mijë) m2, nga të cilat, sipas genplanit, përkatësisht 5164.72 (pesëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër pikë shtatëdhjetë e dy) m2 sipërfaqe ndërtimore dhe 31 835.28 (tridhjetë e një mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë pikë njëzet e tetë) m 2 sipërfaqe funksionale.
Përfitues nga VKM Nr. 562, datë 29.07.2016, i pasurisë “Truall dhe objekt (rrënoja)”, pjesë e pronës nr. 1018, ish-venddislokimi i Shtabit të Vjetër të Bazës Ajrore Kuçovë, Berat, në administrim të Komandës së Forcave Ajrore, Ministria e Mbrojtjes, me sipërfaqe të përgjithshme, sipas genplanit, prej 42 009 (dyzet e dy mijë e nëntë) m2 , nga të cilat sipërfaqe ndërtimi 2 115.41 (dy mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë pikë dyzet e një) m2 dhe sipërfaqe funksionale 39 893.59 (tridhjetë e nëntë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tre pikë pesëdhjetë e nëntë) m2.
Përfitues nga VKM Nr. 389, datë 03.05.2017, i pasurisë “Depo të sheqerit, depo të bërsive, repart ambalazhi, depo dhe sipërfaqe funksionale”, në administrim të shoqërisë “Kombinati i Sheqerit”, sh.a., Maliq, me sipërfaqe të përgjithshme 5 773 (pesë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tre) m2 , sipas genplanit, nga e cila, 3 133 (tre mijë e njëqind e tridhjetë e tre) m2 sipërfaqe nën objekt dhe 2 640 (dymijë e gjashtëqind e dyzet) m2 sipërfaqe funksionale.
Kompania Rozafa shpk, në pronësi të Gjergj Lucës, ka përfituar 3 kontrata: njëra për një sipërfaqe 28,960 metra katrorë në Gramsh, një me sipërfaqe 10 287.3 m2 në Prrenjas, dhe një me sipërfaqe mbi 52 mijë metra katrorë në Labinot. Rozafa shpk duhet të përdorë një prej objekteve të dhëna me 1 Euro, për ndërtimin e një fabrike për përpunimin e karkalecit nëpërmjet përpunimit aktiv të mallrave.
Përfitues nga VKM nr. 526, datë 25.07.2019, i pasurisë Prona nr.338, me emërtim “Ish-Reparti Ushtarak nr.5012/20”, me vendndodhje në Çekrez, Gramsh, me sipërfaqe të përgjithshme 28 960 m², nga ku sipërfaqe ndërtimore 4185.48 m2 dhe sipërfaqe funksionale 24 774.52 m2, me nr. pasurie 257/1, zk 2167, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, për një periudhë 20 vjet.
Përfituese nga VKM nr. 701, datë 30.10.2019, i pasurisë Sektori autopark, ish-Parku i Minierës së Hekur-Nikelit, Përrenjas”, me sipërfaqe të përgjithshme 10 287.3 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimore 1 090.5 m2 dhe sipërfaqe funksionale 9 196.8 m2, me numër pasurie 4/240, zona kadastrale 2924”, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr.1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet
Përfituese nga VKM Nr. 266, datë 29.03.2017, për pasurinë “Objekte dhe truall, të Agjencisë së Rezervave Materiale të Shtetit Labinot, Elbasan (pjesa e mbetur) ”, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, Drejtorisë Rajonale të Rezervave të Shtetit Elbasan, me sipërfaqe të përgjithshme 52 514 (pesëdhjetë e dy mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë) m 2 , nga e cila 11 659.63 (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë pikë gjashtëdhjetë e tre) m2 sipërfaqe e objekteve dhe 40 854.37 (dyzet mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër pikë tridhjetë e shtatë) m 2, sipërfaqe funksionale.
Ka përfituar një sipërfaqe prej 930 metrash katrorë për 8 vjet. Qëllimi i kontratës është prodhimi i çantave prej letre dhe tekstili si dhe mallrave fason.
Përfitues nga VKM nr. 507, datë 17.07.2019, i pasurisë “Një pjesë e katit të parë të ish-repartit të URT-së, me nr. pasurie 2/423, zk. 8513, me sipërfaqe të përgjithshme 930 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimi 900 m2 dhe sipërfaqe funksionale 30 m2”, në pronësi të Bashkisë Durrës, për një periudhë 8-vjeçare.
Përfitues nga VKM Nr. 226, datë 26.04.2018, i pasurisë “Pjesë të ambienteve të Portit të Limjonit”, Sarandë, me nr. pasurie 5/232, zona kadastrale 8641, me sipërfaqe të përgjithshme prej 5 370 (pesë mijë e treqind e shtatëdhjetë) m2 , nga të cilat 90 (nëntëdhjetë) m2 janë sipërfaqe objekt dhe 5 280 (pesë mijë e dyqind e tetëdhjetë) m2 janë sipërfaqe funksionale, në përgjegjësi administrimi të Portit Detar, sh.a., Sarandë, për një periudhë 20-vjeçare (njëzetvjeçare).
Përfitues nga VKM nr. 514, datë 01.07.2020, i pasurisë shtetërore në Gjirin e Limionit Sarandë me sipërfaqe të përgjithshme 265.299,5 m2 për një periudhë 20 (njëzet) vjet (pasuritë me nr. 1/552, vol. 46 f. 205, truall me sipërfaqe 208.693,5 m2 ; pasuria me nr. 1/416, vol. 30, f. 157, truall me sipërfaqe 39.446 m2 ; pasuria me nr. 1 /547, vol. 40, f. 200, truall me sipërfaqe 1626 m2 ; pasuria me nr. 1/548, vol. 46, f. 201, truall me sipërfaqe 11130 m2 , zona kadastrale 8642, në pronësi dhe përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe pasuria nr. 1/420 vol. 41, f. 178, truall me sipërfaqe 2502 m2, në zonën kadastrale 6842 dhe pasuria nr. 4/160, vol. 60, f. 44, truall me sipërfaqe 1902 m2 , zona kadastrale 8641, në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural).
Përfitues nga VKM Nr. 260, datë 06.04.2016, i pasurisë “Objektet nr. 2 (ish-Fabrika e Tubave Rripave), nr. 14/a (ish-Reparti i kompresorëve), nr. 20 të ish-Ndërmarrjes “Goma”, Durrës”, në pronësi të shoqërisë “NPV” sh.a., Durrës, me sipërfaqe të përgjithshme, sipas genplanit, 9888.7 (nëntë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë pikë shtatë) m2 , nga të cilat sipërfaqe ndërtimore 6683.7 (gjashtë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre pikë shtatë) m2 , si dhe sipërfaqe funksionale 3205 (tre mijë e dyqind e pesë) m2.
Përfitues nga VKM Nr. 665, datë 15.11.2017, i pasurisë “Ndërtesë 2 kate, me sipërfaqe ndërtimore 600 (gjashtëqind) m 2 dhe sipërfaqe funksionale 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) m2 , njësi e ish Ndërmarrjes Kimike, Durrës, Porto-Romano, ZK 8517”, në pronësi shtet, për një periudhë 20- vjeçare (njëzetvjeçare).
Përfitues nga VKM Nr. 342, datë 19.04.2017, i pasurisë “Agjencia e Rezervave të Shtetit Dorëz, komuna Qendër, Librazhd” (Mbështetur në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 4, datë 09.07.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.
Përfitues nga VKM Nr. 666, datë 15.11.2017, i sipërfaqes 40 000 (dyzet mijë) m2 , të pasurisë “Vaskat e ish Ndërmarrjes së Rritjes dhe Zënies së Peshkut”, Spitallë, Durrës, pjesë e pasurisë me nr. 147/16, zona kadastrale 8517, të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për një periudhë 20-vjeçare.
Ka përfituar një sipërfaqe prej 4021 metër katrorë në Tiranë, për 20 vjet ku do të ndërtohet një televizion me parametra teknik bashkëkohor.
Përfitues nga VKM nr. 642, datë 02.10.2019, dhe VKM nr. 157, date 19.02.2020, i pasurisë shtetërore “Ish-ndërmarrje metalike “Tirana” (Reparti i orëve), prona nr.19, me numër pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme 4894.10 m2, nga të cilat sipërfaqe ndërtimore 2497.04 m2, dhe sipërfaqe funksionale 2397.06 m2, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr.1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet
Themeluar dhe drejtuar nga Arbër Hajdari, ka përfituar 43,169 metër katrorë në Brar të Tiranës. Qëllimi i kontratës është dhënia në gëzim të përkohshëm të objektit për ngritje të një kompleksi administrativ, arsimor dhe shërbime falas për ndihmën dhe rehabilitimin e njerëzve në nevojë. Projekti emërtohet Qendra e Solidaritetit.
Përfitues nga VKM nr. 118, datë 13.03.2019, i pasurisë nr.109, me emërtim “SHA Riparim Artilerie”, e përbërë nga disa sipërfaqe, truall funksional dhe objekte, me vendndodhje në Brar, Tiranë, me sipërfaqe të përgjithshme 43 169 (dyzet e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) m2, me afat 20 (njëzet) vjet.
Përfitues nga VKM Nr. 545, datë 27.07.2016, i pasurisë “Truall dhe objekt të pasurisë nr. 603/3, ZK 2111, vol. 2, f. 171, Kasnicë, Fier”, në pronësi të shoqërisë “Albpetrol” sh.a., Patos, me sipërfaqe të përgjithshme, sipas genplanit, 50 753 (pesëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) m2 , nga ku sipërfaqe nën objekt është 343 (treqind e dyzet e tre) m2 dhe sipërfaqe funksionale është 50 410 (pesëdhjetë mijë e katërqind e dhjetë) m2.
Përfitues nga VKM Nr. 664, datë 15.11.2017, i pasurisë “Salla S1, S2, S3 dhe S4, në katin përdhes, në godinën 4-katëshe, me sipërfaqe të përgjithshme, objekt 865 (tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) m2 , me nr. pasurie, përkatësisht, nr. 1/1738-N3 dhe 1/1510, ZK 8513, Durrës”, në përgjegjësi administrimi të NPV sh.a., Durrës, për një periudhë 10-vjeçare (dhjetëvjeçare).
Kompania Alliance Resource shpk, në pronësi të Mbarime Korocit dhe Wen Ming, ka përfituar sipërfaqen e përgjithshme prej 57 390 metra katrorë në Elbasan, ku bëjnë pjesë Depoja e Koncentratit të Hekurit dhe Vaskat e Betonit. Në këtë sipërfaqe, kompania do të ndërtojë një Fabrikë Prodhimi të Oksideve të Zinkut dhe hekur nikelit.
Përfitues nga VKM nr. 455, datë 03.07.2019, i pasurisë me sipërfaqe të përgjithshme 57 390 m2, në të cilën përfshihet objekti nr.226, “Depo e koncentratit të hekurit”, me sipërfaqe të përgjithshme 2 655 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimore 1 500 m2 dhe sipërfaqe funksionale 1 155 m2, me nr.pasurie 611, objekti 1-3G “Vaskat e betonit”, me sipërfaqe të përgjithshme 400 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimore 400 m2 dhe truall 400 m2, me nr. pasurie 624, dhe truall i lirë me sipërfaqe të përgjithshme 54 335 m2, zona kadastrale 3965, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes së Prodhim- Çeliqeve, Elbasan, për një periudhë njëzet-vjeçare.
49,347 metër katrorë në fshatin Zhupan në Fier. Më parë kjo kompani ka aplikuar në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve dhe Komitetin e Investimeve Strategjike të saj, për të marrë statutin e investitorit strategjik me të drejtën për të zhvilluar projektin e investimit të huaj për Projektim, Ndërtim, Pronësi, Mirëmbajtjen dhe Operimin të një strukture industriale fabrikë dhe objekte të tjera për prodhimin e sisteme dhe pjesëve elektrike për automobil, me një vlerë investimi prej rreth 6,5 milionë eurosh.
Përfituese nga VKM nr. 70, datë 13.02.2019, i pasurisë “Baza e tubove”, zona kadastrale nr. 3934, me sipërfaqe të përgjithshme 49 347 m2, Zhupan, Fier, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, për një periudhë 60-vjeçare.
Përfitues nga VKM nr. 329, datë 22.04.2020, i pasurisë shtetërore me emërtimin “Ish-reparti ushtarak nr.3031”, me sipërfaqe të përgjithshme 40 000 m2, nga e cila sipërfaqe nën objekt 1 456.4 m2, 10 tunele me sipërfaqe të përgjithshme 1 000 m2 dhe sipërfaqe funksionale 37 543.6 m2, me vendndodhje në Tiranë, me nr. pasurie 207/30, vol 9, fq 125, zona kadastrale 3 550, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet)-vjeçare.
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.