Dhe ja ku vazhdon përsëri avazi i vjetër, ai ku asnjëra nga partitë politike nuk duan t’ia dinë për popullin por vetëm për vete. Ky që do t’ju paraqesim në vijim është vetëm njëri nga shumë bashkëpunimet e PD-PS në lidhje me paratë e tenderave.
Kështu Bashkia Mallakastër e drejtuar nga socialisti Qerim Ismailaj ka organizuar një tender me numër reference REF-78817-11-16-2020, që ka si objekt: “Rikonstruksion i rrugës autostradë – Rromës”. Nga dokumentat e tenderit vihet re se në këtë procedurë kanë marrë pjesë 12 firma apo bashkime firmash, nga të cilat fitues është shpallur firma "SHKELQIMI 07". Kjo kompani është në pronësi të Shkëlqim Kapllanaj.
Ky i fundit është vëllai i ish-kryetarit demokrat të kësaj bashkie, Agron Kapllanaj. Jo vetëm kaq, por shikohet se njëra nga kompanitë që ka marrë pjesë në garë, ka ofruar më pak sesa firma "SHKELQIMI 07", por megjithatë ky fakt nuk e ka penguar Bashkinë Mallakastër që tenderin t’ia japë vëllait të ish-kryetarit demokrat të dikurshëm të po kësaj bashkie.