Rakip Suli është aktualisht kryetari i Bashkisë Kamëz. Siç dihet, bashkia ka nën administrim një sërë institucionesh, përfshirë këtu edhe Ujësjellës Kanalizime Kamëz Sh.A. Ky i fundit rezulton se ka organizuar një tender të majmë, prej rreth 7.5 miliardë lekësh të vjetra me TVSH për të zëvendësim tubash.
Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin që mban numrin e referncës REF-85783-02-03-2021 dhe ka për objekt “Ndërtim linjë e re në tubacionin d=700mm të Bovillës së vjetër, L=6.0 km (Zëvëndesimi i tubacionit ekzistues-hekuri nga liqeni i Zall-Herr deri tek "Kafja e Remës")”. Vihet re se gjatësia e tubacionit është 6 kilometra. Me një llogari të thjeshtë, i bie që për të zëvendësuar 1 kilometër tub, Rakip Suli planifikon të harxhojë 1 milion euro, pra në total 6 milionë euro. Një shifër tepër e lartë kjo duke patur parasysh objektin e tenderit. Mbetët të shikohet se cila do të jetë kompania “fatlume” e cila do të shpallet fituese.