E pra, nuk kishte si të mungonte as ai. Vetë zoti Laert, administratori i Postës Shqiptare, “godet” përsëri me tenderat e tij “të famshëm”. Në rastin më të fundit rezulton se Laerti ka hapur një tender me numër reference REF-85296-01-29-2021 dhe me objekt “Blerje Kuti Postare restante, Kuti Postare me çelës për paketa, Kuti Postare për klientë” ndarë në lote. Vihet re se fondi limit i këtij tenderi është 56,670,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Tenderi është hapur sot në datë 01-02-2021 dhe ka afat deri në datë 25-02-2021. Nuk dihet se përsë Laerti ka parashikuar të vendosë në dispozicion plot 700 milionë lekë të vjetra për të blerë kuti postare, në një kohë që aktualisht thuajse në të gjitha zyrat postare të vendit ka kuti postare. Më tepër krijohet përshtypja se është thjesht preteksti i rradhës për të “gllabëruar” një dorë të mirë parash. Të presim se cili do të jetë “fatlumi” që do t’i ndajë bashkë me Laertin.