Ujësjellësi i Durrësit “bën kërdinë”, 4.2 miliardë vëllait të komandantit të Gardës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.01.2021, 21:34

Këto ditë vihet re një numër i lartë i tenderave të organizuara nga ujësjellësit në rang vendi. Si duket është koha kur “pula bën vezë të arta” dhe të gjithë duhet që ta kapin gjithçka që munden. Kështu konkretisht Sh.A Ujësjellës Kanalizime Durrës ka vendosur të tregohet mjaft bujar dhe të “dhurojë” rreth 4.2 miliardë lekë të vjetra firmës e cila ofroi më shumë.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-81177-12-04-2020 dhe me objekt “Ndërtim i rrjetit K.U.Z të fshatit Shënavlash, Bashkia Durrës”. Në tender kanë marrë pjesë 2 kompani apo bashkim kompanish, përkatësisht “Edicom” dhe “2T” me vlerë të ofruar 352,017,419 lekë pa TVSH dhe ‘’Kevin Construksion’’ me ‘’Braka Construction’’ me vlerë të ofruar 244’224’908 lekë pa TVSH.

Ndonëse këta të fundit ofruan rreth 1 miliardë lekë të vjetra pa TVSH më pak, kjo nuk u mor në konsideratë dhe fitues u shpallën “Edicom” dhe “2T” me një vlerë rreth 4.2 miliardë lekë të vjetra nëse llogarisim dhe TVSH-në. Firma “Edicom” është në pronësi të shtetasve Luigj Aleksi, Xhorxhi Aleksi, Ledia Aleksi dhe Spartak Çausholli. Ndërsa firma “2T” është në pronësi të Dritan Troksit dhe Artan Sakos. Ky i fundit është edhe vëllai i komandantit të gardës së republikës, Gramos Sako. Gjithashtu në media është aluduar edhe si “ndërtuesi i pallatit të Linda Ramës”.

Nga ana tjetër shikohet se vlera fituese është thuajse identike me fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 96.57% e tij. Të dyja këto fakte, sugjerojnë se Ujësjellësi i Durrësit ka bërë vërtetë “kërdinë” në këtë tender. Por për sa kohë askush nuk heton, nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë t’i shpenzojnë sa më mirë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit