“ECO TIRANA” e Arbjan Maznikut i “dhuron” 450 milionë firmës që garoi e vetme

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.01.2021, 21:15

Shoqëria “ECO TIRANA” e përmendur më parë edhe për dyshime në lidhje me eksponentë të mafias italiane “NDRANGHETA”, duket se nuk e ka harruar vesin e saj për tendera prej qindra milionash.

Shoqëria e cila ka për administrator edhe vetë Arbjan Maznikun e Bashkisë Tiranë, ka organizuar një tender me numër reference REF-79004-11-17-2020 dhe me objekt ““Blerje makineri thithese 5mc, kamion 8mc, kamion 6mc dhe kamion 22mc”.

Fondi limit i këtij tenderi është 38,533,013 lekë të reja pa TVSH. Vihet re se për habi në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila natyrisht është shpallur edhe fituese. Bëhet fjalë për kompaninë “START CO” në pronësi të shtetasve Shupo Qëndro dhe Anila Qendro, e cila ka fituar me vlerën e ofruar prej 37,890,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 450 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Shikohet se kjo vlerë është thuajse e njëjtë me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 98.33% e tij. Fakti që kjo firmë nuk ka patur konkurrentë dhe gjithashtu fakti se vlera e saj është thuajse e njëjtë me fondin limit, hedh dyshime të forta në lidhje me vërtetësinë e tenderit. Si duket Arbjan Mazniku po bën një dorë tjetër lekësh që të ushqehet me ndonje drekë tek restoranti i famshëm në Dubai.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit