Ergys Verdho “i fal” 1.8 miliardë kushëririt të ish-kryetarit demokrat   

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.01.2021, 21:09

Nëse e keni vënë re, Ergys Verdho ka nxituar muajt e fundit të shpërndajë miliarda nga të katër anët. Duket se befas të gjitha rrugët në vend kanë nevojë të rregullohen dhe Ergysi është i gatshëm në çdo moment. Një shpjegim i arsyeshëm mund të jetë fakti se së shpejti vijnë zgjedhjet dhe Rilindja ka nevojë të japë tendera poshtë e përpjetë në mënyrë që të kënaqen të gjithë ata që duhet të kënaqen.

Por me sa duket, këtu hyn edhe kushëriri i ish-kryetarit demokrat të Bashkisë Pogradec, Eduard Kapri. Bëhet fjalë për firmën “REJ” në pronësi të Luan Kaprit, kushëririt të Eduard Kaprit. Kjo firmë është shpallur fituese në tenderin me numër reference REF-65744-07-16-2020 dhe me objekt “Loti 9 : “Mirëmbajtje me performancë K/Zëmblak – Liqenas – Dog. Goricë, Libonik – Rrëmbec – Plasë ”, për vlerën prej 152,997,953 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 1.8 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm 2 firma, nga të cilat fituese është shpallur firma “REJ” ndonëse firma tjetër kishte ofruar një ofertë më të ulët. Nga ana tjetër vihet re se vlera fituese është thuajse identike me fondin limit, përkatësisht sa 90% e tij. Me pak fjalë, Ergys Verdho duket se “i ka falur” plot 1.8 miliardë kushëririt të ish-kryetarit demokrat.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit