Vetëm para pak ditësh, një sherr i fortë përfshiu dy djemtë e “Për’Puthen”, konkretisht Erin dhe Fationin. Zënka mes tyre nisi me fjalë, ofendime, tentativë për përplasje fizike, teksa përfundoi me pezullimin e dy çunave. Kjo situatë e pakëndshme u komentua gjerësisht, ndërsa pati edhe një reagim nga vetë protagonistët, ku Fationi vendosi të largohej përfundimisht nga programi, teksa Eri kërkoi ndjesë për incidentin e ndodhur. Por veç tyre, një koment dha edhe Ana Lleshi, ish-konkurrentja e cila deklaroi se Eri është futu në emision me një strategji provokuese dhe i ‘armatosur’ me një shpatë në dorë që të nxirrte nga vetja Fationin.
Ana Lleshi: