Princi Saudit miraton projektin 400 miliardë dollarësh, do të ndërtojë super-qytetin nga ‘hiçi’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.01.2021, 15:13

NEOM do të jetë emri që do ti vendoset qytetit ndërkufitar të propozuar në Provincën Tabuk të Arabisë Saudite veriperëndimore. Ideja ka qenë e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman i cili ka deklaruar se ndërtimi i qytetit të ri do të jetë një projekt 400 miliardë dollarësh. Projekti në fjalë do të jetë një ndër më i avancuari në botë, teksa do të ngrihet nga hiçi. Salman, i cili shërben gjithashtu si Kryetar i Këshillit për Çështjet Ekonomike dhe të Zhvillimit, Këshillit të Çështjeve Politike dhe të Sigurisë dhe Ministrit të Mbrojtjes ka njoftuar se në qytetin e ri do të jetë e përfshirë edhe teknologjia moderne, ndërsa tha se qyteti i ri do jetë një destinacion i ri turistik në Arabinë Saudite.

Neom është pranë detit të Kuq, në ngushticën e Tiran, në kufi me Egjiptin, Izraelin e Jordaninë dhe pritet të kompletohet në 2025. Mësohet se vendi do të jetë një Zonë Speciale Ekonomike, ku do të ketë variacione të ligjeve dhe politikave përfshihen investimet, mënyra e taksimit, tipi i doganave dhe rregullatorët e tregut të punës, të cilat do të përpiqen të inkurajojnë bizneset që do të hapen në vendin e ri. Kjo iniciativë vjen në kuadër të planit vizionar të vendit “Vision 2030”, ku kërkohet reduktimi varësisë nga karburantet fosile, diversifikmi i ekonomisë dhe zhvillimi i sektorëve të shërbimit publik. Bëhet me dije se Neom do të jetë një qytet masiv, më shumë se 10,000 milje katrorë, rreth 30 herë më i madh se New York City e pak më i vogël se shteti Massachusetts.

Burimi: express.co.uk/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit