Braktisi djalin tre ditë pas lindjes, rrëfehet nëna e tij: Më kanë përdhunuar 5 vetë, i uroja vetes vdekjen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2021, 13:56

Pak ditë më parë, gjatë një emisioni televiziv Elvira dhe Elez Dungaj, treguan se si kanë rritur një fëmijë që 3-ditësh e deri tani, që ua la në shtëpi një vajzë e re 18-vjeçe. Ndërsa nëna biologjike e djalit tanimë 10 vjeç, Esmeralda Kamena ka treguar sot jetën e saj të vështirë dhe arsyet se pse e la të birin te familja rome. Kamena tha se ishte vetëm 18-vjeçe kur kuptoi që ishte shtatzënë dhe gjatë kohës që kishte qenë në Greqi ishte përdhunuar nga 5 njerëz.

Kam qenë 18 vjeçe. Dy muaj para se të vija në Shqipëri mora vesh se isha shtatzënë. Në Greqi jetoja me një djalë, i cili më nxori jashtë pasi mori vesh se isha shtatzënë. Kam pas punuar në një diskotekë në Greqi dhe aty më kanë përdhunuar 5 vetë.

Më tej ajo tregoi se djalin e kishte lindur në Shkodër, por duke ditur që nuk kishte as shtëpi as punë ishte detyruar ta linte djalin e porsalindur te Elvira e cila që në momentin e parë u kujdes për foshnjen e porsalindur si për djalin e saj pasi vetë nuk kishte.

E kam lindur në Shkodër djalin pasi po kërkoja një shtëpi, se kisha gjetur një punë. Linda djalin dhe nuk kisha ku të qëndroja. Ika sërish te halla ime. Dy ditë e mbajtën e më thanë që të shkoj të punoj se çfarë do hajë djali.Shkova për të punuar dhe më pas më thanë hajde te shinat e trenit dhe aty e gjeta hallën me djalin. Burri i gocës time nuk do kurva në shtëpi. E mora çunin dhe nuk dija ku të shkoja. Ishte shumë ftohtë, kisha frikë se çuni do më vdiste nga i ftohti. Mora në telefon një shok që i thashë se doja të më ndihmonte. Më dërgoi te Elvira, e cila ishte shumë e dashur dhe e respektuar. Më mori brenda, lau djalin dhe i bëri të gjitha sikur të ishte nënë. Ajo kishte dy vajza dhe donte shumë një djalë. Pasi e lashë i urova vetes vdekjen, nuk kisha djalin. Nuk kisha asnjë, as mamanë, as baba, as motër e vëlla. E kam puthur, i kam bërë një fotografi dhe e kam akoma atë fotografi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit