Vjosa Osmani: Prokurorët duhet të kenë integritet dhe besueshmëri tek qytetarët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.01.2021, 12:14

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, ka thënë se prokurorët përveç profesionalizimit duhet të kenë integritet dhe besueshmëri tek qytetarët.

Ajo është shprehur se Integriteti, profesionalizmi e vetëmohimi i prokurorëve është garanca që e kërkojmë të gjithë në Republikën e Kosovës.

“Integriteti, profesionalizmi e vetëmohimi i prokurorëve tanë është garanca që e kërkojmë të gjithë në Republikën e Kosovës. Duke u nisur nga parimi se të gjithë jemi të barabartë para ligjit, pikërisht edhe puna jonë në institucione duhet të jetë e bazuar në këtë maksimë, për të na shërbyer si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme. Zbatimi i këtij parimi është sidomos i domosdoshëm në punën tuaj, prokurorë të nderuar. Intoleranca juaj për shkelësit e ligjit, kushdo e kudo qofshin ata, është ajo cfarë të gjithë qytetarët tanë presin nga ana juaj. Prandaj, edhe njëherë dua t’u ofroj tërë mbështetjen time në këtë drejtim”, është shprehur Osmani në konferencën vjetore të prokurorëve që u mbajt në platformën online.

Ajo po ashtu tha se përkundër angazhimit dhe rezultateve të mira, nga miqtë ndërkombëtarë ende vazhdojnë të vijën rekomandime për përmirësim të përformnacës në sistemin e drejtësisë.

Fjalimi i plotë i saj:

Kam kënaqësinë që sot para jush të përcjellë mesazhin tim lidhur me një ndër hallkat kryesore të zinxhirit institucional në vend, pa të cilin nuk mund të kemi shtet ligjor dhe sundim të rendit dhe ligjit.

Shteti ligjor dhe i së drejtës është parakusht për funksionimin e shteteve demokratike dhe shoqërive të hapura. Në Republikën e Kosovës, për 20 vite me rradhë, është investuar në shumë drejtime për të ndërtuar institucione të besueshme të drejtësisë, me kapital njerëzor të kualifikuar dhe resurse të mjaftueshme për të kryer me sukses detyrat e punës. Në këtë drejtim, shtetet që i qëndruan afër në cdo kohë Republikës së Kosovës, kanë ofruar ndihmë të jashtëzakonshme, për cka dua edhe sot t’i falënderoj përzemërsisht, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Përkundër angazhimit dhe rezultateve të mira, raportet ndërkombëtare vazhdojnë të ofrojnë rekomandimet e veta për të përmirësuar performancën dhe kësisoj edhe rezultatet e punës së institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë këtu edhe Prokurorinë.

Puna e një prokurori është punë me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Suksesi i Prokurorisë është sukses i gjithë shtetit tonë, prandaj të gjithë ne, qoftë përfaqësuesit e institucioneve por edhe të gjithë qytetarët e vendit tonë, duhet të ofrojmë kontributin tonë maksimal për të siguruar institucione të pavarura, kredibile e profesionale të cilat luftojnë krimin e korrupsionin, ruajnë integritetin institucional e mbi të gjitha e bëjnë Republikën tonë një vend të dëshirueshëm për të rritur fëmijët tanë.

Dihet se është parim fundamental për një shtet demokratik që prokurorët dhe sistemi gjyqësor dhe prokurorial të jenë të paanshëm, të pavarur dhe të drejtë në ushtrimin e funksioneve prokuroriale. Gjykatësit dhe prokurorët gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, përveç faktit që duhet të jenë të pavarur dhe të paanshëm, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të njëjtit edhe në publik të kenë përceptimin dhe besimin e qytetarëve dhe publikut se të njëjtit janë të pavarur, të paanshëm dhe të drejtë në ushtrimin e funksioneve të tyre zyrtare.

Prandaj, integriteti i prokurorëve është bazament i punës së tyre, bashkë me profesionalizmin dhe etikën e punës. Prandaj, dua t’ju percjelle mesazhe inkurajimi për punë të mëtutjeshme, duke u treguar të pakompromisë ndaj shkelësve të ligjit.

Integriteti, profesionalizmi e vetëmohimi i prokurorëve tanë është garanca që e kërkojmë të gjithë në Republikën e Kosovës. Duke u nisur nga parimi se të gjithë jemi të barabartë para ligjit, pikërisht edhe puna jonë në institucione duhet të jetë e bazuar në këtë maksimë, për të na shërbyer si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme. Zbatimi i këtij parimi është sidomos i domosdoshëm në punën tuaj, prokurorë të nderuar. Intoleranca juaj për shkelësit e ligjit, kushdo e kudo qofshin ata, është ajo cfarë të gjithë qytetarët tanë presin nga ana juaj. Prandaj, edhe njëherë dua t’u ofroj tërë mbështetjen time në këtë drejtim.

Duke jetuar në një kohë dinamike, ku në cdo moment ndodhin zhvillime të reja, është me rëndësi që edhe puna e Prokurorisë të jetë e shpejtë, efikase e veprimet të ndërmirren në kohë. Kësisoji, duke vepruar menjëherë e pa vonesa, ne mbrojmë jetën e qytetarëve tanë, garantojmë jetë familjare pa dhunë, mundësojmë zhvillim normal të punës në institucione e përfundimisht ofrojmë garancinë e të jetuarit në një vend ku sundon ligji dhe askush tjetër.

Ngritja e mëtutjeshme e kapaciteteve profesionale e logjistike, si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, janë disa nga aspektet tjera me rëndësi jetike për zhvillim edhe të mëtutjeshëm të Prokurorisë sonë. Ndarja e përvojave mes institucioneve, sidomos atyre të drejtësisë, mundëson rritje të efikasitetit dhe koordinim më të mirë në luftë kundër krimit. Në anën tjetër, investimi në ngritje të kapaciteteve profesionale dhe logjistike e administrative, padyshim se do të rris nivelin e profesionaizmit, angazhimit dhe rezultateve të përgjithshme të këtij institucioni.

Si Presidente në detyrë, dhe përgjatë gjithë karrierës sime, kam kërkuar vetëm shtet të së drejtës, rend dhe ligj. Tani, i gjithë kapaciteti im institucional e profesional, është në dispozicion të kësaj kauze. Do të jem aleati juaj kryesor, për aq sa kam kompetenca kushtetuese, për t’u ndihmuar në këtë drejtim./rtklive

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit