Një mjek në Teksas të Shteteve të Bashkuara është pushuar nga puna pasi u akuzua për vjedhjen e një shishje të një vaksine COVID-19 duke ua dhënë ato miqve dhe familjarëve. Dr. Hasan Gokal thuhet se vodhi shishkën ndërsa po punonte në një vend të vaksinimit në Texas më 29 dhjetor. Një javë më vonë ai dyshohet se foli për vjedhjen te një tjetër punonjës i Shëndetit Publik i cili e raportoi atë tek mbikëqyrësit. Shishja përmbante nëntë doza të vaksinës, dhe sipas prokurorisë ai abuzoi me detyrën e tij. Nëse dënohet, Gokal përballet me një vit burg dhe një gjobë prej 4,000 dollarësh.
Burimi:cbs42 Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA