JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Portieri britanik Tom King thyen rekordin Guinness për golin më të gjatë në futboll
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22/01/2021 11:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Newport County duhet të falenderojë dy herë portierin e tyre, Tom King pasi përveç barazimit 1-1 kundër Cheltenham Town ai shënoi dhe një rekord. Me goditjen e tij epike në fushë, King zyrtarisht theu rekordin për golin më të gjatë të shënuar në një ndeshje futbolli, i cili përshkoi një distancë të pabesueshme prej 96.01 metrash. King u bashkua me Newport County në vitin 2019 dhe është paraqitur rregullisht, duke forcuar pozicionin e tij si portieri i parë i klubit. Ai u thirr gjithashtu në ekipin kombëtar të Uellsit të njëjtin vit. King tha se ishte shumë i lumtur dhe krenar për këtë rekord.

Jam absolutisht i lumtur sepse nuk është diçka që vendosa ta bëj qëllimisht. Jam i sigurt që do të jetë gjëja për të cilën do të flitet për një kohë të gjatë, kështu që jam krenar dhe i sigurt që edhe familja ime do të ndihet krenare gjithashtu.

Rekordi i mëparshëm, i mbajtur nga Asmir Begovic u shënua më 2 nëntor të vitit 2013 , kur Stoke City luante në premier ligën anglez dhe Begovic shënoi kundër Southampton me një gol në distancën prej 91.9 metrash.