Një predhë luftarake është gjetur në bregun e lumit Mat në afërsi të Klosit. Një banor i zonës ka pikasur predhën, gjatë kohës që ka qenë duke mbledhur dru zjarri pranë lumit. Menjëherë sapo ka vënë re predhën, ai ka njoftuar policinë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia lokale sakaq ka njoftuar forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se predha ishte me diegore dhe e rrezikshme për të shpërthyer. Sipas AbcNews, sapo kanë mbërritur forcat xheniere nga Tirana, është bërë shpërthimi i kontrolluar të predhës. Dyshohet se predha ka ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish pazari i vjetër.