Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Cekran të Fierit. Një qytetar na shkruan i habitur se dhia i ka pjellë një kec me dy koka. Sipas tij kjo është diçka e rrallë dhe e padëgjuar më parë. Ndërkohë nga ana mjekësore kjo gjë njihet si mutacion gjenetik dhe nuk dihet me siguri nëse keci do vazhdojë të mbijetojë apo jo. Arsyet se përse ndodh diçka e tillë janë të shpjeguara edhe shkencërisht, por është fakt se ndodh shumë rrallë. Për më tepër ndiqni video e mëposhtme.