Shqipja publikon audion bombë dhe nxjerr zbuluar Andin: Nuk më intereson Tea

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.01.2021, 23:42

Disa javë më parë ka qenë e ftuar në emission e ëma e Andit, e cila u shpreh se me Shqipen djali i saj ka qenë më tepër për të provuar veten , për të parë reagimin e Teas dhe jo se kishte ndonjë ndjenjë për te. Por, kjo deklaratë siç duket nuk i ka pëlqyer aspak Shqipes, e cila edhe pse disi vonë ka reaguar në “Instastory”. Ajo thotë se Andi është një i pafytyrë, i cili ka mohuar para të gjithëve të vërtetën, ndërsa thekson se pëlqimi mes tyre ka qenë i vërtetë dhe se nuk janë tallur me njëri-tjetrin.

Më konkretisht, ajo është shprehur se:

Kush më ka njohur për aq kohë sa më ka parë tashmë e di që unë familjen e kam të shenjtë dhe nuk dua që asnjë familje të cënohet. Gjëja që më ka prekur më shumë është sesi një prind cënon publikisht fëmijën e një prindi tjetëraq më tepër që ky fëmijë është vajzë. Edhe sikur djali i saj të ishte tallur me ndjenjat e një vajze absolutisht prindi i tij duhet të ishte kundër këtij gjesti të ulët. Dhe ta dini mirë askush nuk ëstë tallur me mua në realitet, pork jo është ajo që shihni ju. Andi si një i pafytyrë që është dhe nuk kam njohur kurrë një djalë me karakter kaq të dobët, shfrytëzoi emrin dhe sinqeritetin tim për të ngritur famën e tij se unë asgjë nuk do bëja publike. Ishte e kaluar dhe Andin e kisha falur. Pëlqimet ishin, por më vonë u shuajtën dhe askush nga ne të dy nuk u tall me njëri-tjetrin për të bërë xhelozë persona të tjerë.

Por, momenti më “bombastik” ishte kur Shqipja publikoi disa audio ku dëgjohet Andi teksa thotë “Unë me të vërtetë dola mbrapa Teas, por nuk dola për diçka, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Dola për të përfituar ti një gjë. Pastaj sa mbarova me Tean erdha direkt tek ti, sa i thashë dy llafe që ta bënin të reagonte mbi atë që tha, që të dilte komplet situate në përfitimin tënd”. Biseda në fjalë i referohet ditës kur Tea doli nga studioja pas një debate me Shqipen dhe menjëherë pas asaj doli dhe Andi. Ndërkohë, Shqipja ka bërë një paralajmërim se ka prova të tjera me foto, audio apo edhe video.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit