Mbremjen e sotme, Bledi Çuçi ka folur në lidhje me jetën e tij private, kufizimet që i kanë sjellë postet ndër vite dhe aq më tepër tani që është në detyrën e ministrit të Brendshëm. Çuçi tha se posti e ka “burgosur” dhe drekën e ha në zyrë, ndërsa darkat janë të rralla me familjen.
Më konkretisht, ai është shprehur se:
Nga pikëpamja e jetesës private është një privim i madh. Një “burgosje” në kuptimin shoqëror të fjalës, por këto janë kostot që duhet të heqim nëse angazhohesh në jetën publike, qeverisje, si në majat e larta në postin e ministrit të Brendshëm. Unë drekën e ha gjithmonë në zyrë, kurrë nuk kam dalë për drekë jashtë zyre. Edhe për darkë unë dal vetëm me familjarët rrallë, por në këtë pozicion është shumë më e kufizuar.