Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se Italia dhe BE-ja presin që Kosova ta organizojë zgjedhje të besueshme, transparente e gjithpërfshirëse.
Ai ka thënë se procedurat parazgjedhore, si certifikimi i kandidatëve po vazhdojnë dhe lejohen ankesat, ndërsa duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje.
“Italia së bashku me BE-në pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore sikurse certifikimi i kandidatëve janë duke vazhduar dhe lejojnë ankesat. Ato duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje”, ka shkruar Orlando në Twitter.
Burimi: Koha.net