JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Në derbin kryeqytetas Partizani triumfon! Pjesë e garës për titullin kampion
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/01/2021 20:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Derbi kryeqytetas vishet me të kuqe! Partizani ia arriti të mposhte bardheblutë e Tiranës në minutën e 83’ me njê gol nga Eraldo Çinari. As vetë Çinari, nuk mund ta kishte imagjinuar as një ëndërr një rikthim të tillë në fushë dhe një paraqitje kaq të mirê, pasi i dha fitoren ekipit të tij pêrfaqësues. Tanimë Partizani i bashkohet Teutës në ndjekje të Vllaznisë, pasi ka mposhtur në derbi Tiranën kampione në fuqi. Ndërkohë Tirana del nga gara për titullin, pasi tani numëron 20 pikë më pak se Vllaznia kryesuese.

Ndërkohë kujtojmë se të dyja skuadrat e mbyllën sfidën me 10 lojtarë, ku Bardhi fillimisht dhe Batha, u ndëshkuan me 2 kartonë të verdhë. Ndërsa pjesa e parê ishte më e vakët për të dyja ekipet edhe pas tentativave të shumta nuk arritën të gjejnë golin e fitores.