Ditën e sotme, janë arrestuar 11 persona për trafikim foshnjash. 11 të dyshuarit, përfshijnë mjekë, infermierë dhe oficerë të mirëqenies sociale. Këta të fundit u arrestuan në Gana, pasi dyshohet se kryenin operacione në objektet shëndetësore në kryeqytetin Akra dhe qytetin fqinj të Tema. Sipas mediave të huaja personat në fjalë u shitën hetuesve dy foshnja, një 3,600 dhe tjetrën 4,800 dollarë. Ndërkohë, sipas autoriteteve disa prej nënave mund t’u është thënë se foshnjat e tyre kanë ndërruar jetë pas lindes, ndërsa disa të tjerave që nuk ishin në gjendje të kujdesen për të sapolindurit e tyre mund të jenë inkurajuar t’i shesin ato.
Burimi: www.bbc.com | Përktheu dhe përshati: JOQ ALBANIA