Mevlani dhe Ledjana duken se janë çifti më i përkryer dhe që kanë ndjenja mes tyre, teksa gjatë këtij takimi të dytë Mevlani e ka surprizuar sërish bukuroshen. Kujtojmë se gjatë takimit të parë, Mevlani i kushtoi Ledjanës një këngë, ndërsa gjatë takimit të dytë ka zgjedhur ta surprizojë me një patkua, kundër syrit të keq.
Ndër të tjera, Mevlani foli dhe për hasmëri, teksa u shpreh se në emision ka disa persona që duan të keqen e tyre dhe duan ndarjen e Ledjanës dhe Mevlanit. Në deklaratën e tij të fortë, ai citoi Sindin dhe la të nënkuptohej dhe emri i Melisës. Pas kësaj vajzat reaguan ashpër dhe nisën të debatonin me tone të larta.