Disa çaste më parë është regjistruar një aksident i rëndë në lagjen “Kushtrim” të qytetit të Vlorës, ku një automjet i tipit “Benz” ka përplasur një efektiv policie me iniciale M.S. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa polici që është lënduar është transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit. Mësohet se është në gjenjde të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e shoferit të mjetit dhe arrestimin tij.