Banorët e Zagorisë ngrenë alarmin: Gjuetarët e paligjshëm po zhdukin derrat e egër dhe sorkadhet në zonë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.01.2021, 18:40

Shoqata Zagoria përmes një postimi në “facebook”, ka reaguar në lidhje me gjuetinë e paligjshme që po kryet në fshatin e tyre, duke publikuar disa foto të kafshëve të egra të vrara. Shoqata në fjalë shprehet se edhe pse e kanë ngritur disa herë zërin duke folur në lidhje me këtë problem, asnjë nga instancat shtetërore përkatëse nuk i ka dhënë zgjidhje. Grupe gjuetarësh shkojnë nga Gjirokastra dhe zona të tjera duke gjuajtur në mes të ditës në Zagori pa u shqetësuar nga askush.

Postimi i plotë:

Edhe kete vit, njesoj si ne vitet e kaluara, vazhdon gjuetia e jashteligjshme ne Zagori. Grupe gjuetaresh vijne nga Gjirokastra dhe nga zonat per rreth dhe gjuajne ne mes te dites ne Zagori pa u shqetesuar nga askush. Ne si shoqate kemi ngritur disa here zerin per kete shqetesim kundrejt institucioneve pergjegjese por deri tani nuk eshte marre asnje mase. Turp i madh per keta drejtus institucionesh te cilet bejne sikur bejne punen dhe nga ana tjeter bashkepunojne me gjuetaret. Zagoria nuk eshte nje zone kur mund te shkoje kushdo dhe te beje cfare te doje per faktin se ka miqesi me ndonje drejtus ne Gjirokaster. Gjuetaret shpesh shprehen se kane lidhje te forta me Zonat e Mbrojtura dhe me Komisariatin e Gjirokastres. Nese kjo eshte e vertete, eshte nje turp i madh per keta drejtues qe shkelin ligjin per interes te fitimeve personale. Nderkohe qe behet censusi per kafshet e egra dhe publikohen harritje te medha ne faqet zyrtare ne Facebook te institucioneve te ndryshme, ne Zagori vazhdojne te vriten kafshet e egra si Derri, Sorkadhja, Lepuri dhe lloje te ndryshme shpendesh te egra duke rrezikuar seriozisht egzistencen e kafsheve te egra ne Zagori. Fotografite bashkengjitur u jane “vjedhur” disa gjahtareve te cilet kane qene per gjueti ne Zagori ditet e fundit. Ne si shoqate do pershkallezojme perpjekjet tona per te ndaluar gjuetine e jashteligjshme ne Zagori nga grupet e huaja. I bejme thirrje publike Zonave te Mbrojtura Tirane, ne vecanti drejtorit Zamir Dedei qe te marri masa serioze per kete problem pasi perpjekjet tona me institucionet lokale per te ndalur kete masaker, kane deshtuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit