JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Starton derbi i Tiranës! Përleshen tifozët në Elbasan
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/01/2021 18:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ashtu siç ishte parashikuar sapo ka startuar super-derbi i Tiranës. Partizani dhe Tirana luajnë përballë njëra tjetrës në stadiumin “Elbasan Arena”. Ashtu si edhe në ndeshjet e tjera të këtij sezoni, tifozët do tê mungojnë në stadium dhe prania e tyre vihet re. Por edhe pse tifozët mungojnë në stolat e stadiumit, prezenca e tyre në ambientet e jashtme nuk mungon. Pranë ambienteve të “Elbasan Arena” raportohet të ketë edhe pêrplasje mes grupeve të tifozëve që gjithmonë janë të zjarrtë. Si pasojë e përplasjeve janë thyer xhamat e një lokali, ndërsa është tentuar të djeget një makinë në parkingun e stadiumit. Ndërkohë është tentuar të digjet edhe një makinë në parkingun e stadiumit.

Demat e kuq të Partizanit pritet të luajnë me formacionin 4-3-3. Në portë si gjithmonë Hoxha, në mbrojtje janë Mala, Bitri, Belica dhe Hakaj. Ndërsa Broja, Murataj dhe Cordeiro janë të përzgjedhur për mesfushën, kurse Asani, Solomon dhe Bardhi mbulojnë repartin e ofensivës.

Ndërkohë te bardheblutë e Tiranës Dede në portë do të jetë Bekaj, i cili para tij do të ketë dyshen treshen Toshevski-Hoxhallari-Najdovski. Edhe në këtë ndeshje mesfusha pritet të jetë me katër lojtarë. Batha e Toli pozicionohen në qendër, kurse Halili e Ismajlgeci nga krahët. Në sulm do të luajnë nga minuta e parë Seferi dhe Muçi, të cilët do të mbështeten nga argjentinasi Agustin Torassa.