Më shumë se 12,400 persona në Izrael kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 edhe pasi u vaksinuan me vaksinën e Pfizer/BioNTech, duke përfshirë 69% që kishin marrë dozën e tyre të dytë. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit. Rreth 189,000 njerëz u testuan për Covid-19 pasi u vaksinuan, nga ku 6.6% dolën pozitiv sipas të dhënave të ministrisë. Shumica e njerëzve u infektuan menjëherë pasi morën dozën e parë të vaksinës. Në Izrael është përhapur gjithashtu frika se një nga variantet e shumta të Covid po përhapet gjithnjë e më shumë në vend dhe se vaksina mund të ketë shkaktuar efekte anësore tek qytetarët.
Proferosori dhe koordinatori i strategjisë anti-Covid, Nachman Ash tha:
Pfizer ka thënë se një rritje e imunitetit ndodh midis ditës 15 dhe ditës 21 pas dozës së parë, kur efektiviteti i vaksinës së tij rritet nga 52 në 89%.
Burimi: italy24news.com | Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania