Në disa zona në Shqipërinë e 2021, për shumë familje ende diskutohet të paturit e një strehe të sigurt. E tillë paraqitet situata edhe për një familje në fshatin Kraj-Rec, në Dibër, ku shtëpia iu është shembur dhe është bërë e pabanueshme. Në lidhje me këtë na ka shkruar një qytetar, dhe bëhet fjalë për shtëpinë e vëllait të tij. Siç shprehet më tej ai, përfaqësues nga Bashkia e Dibrës kanë shkuar dhe e kanë parë nga afër situatën dhe e kanë shpallur të banueshme shtëpinë. Qytetari shkruan se jetesa në kushte të tilla është e vështirë, ndërsa bashkia nuk bën asgjë për të ndihmuar qytetarët.
Mesazhi i plotë: