Hungaria është bërë shteti i parë në BE që ka miratuar paraprakisht përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V kundër koronavirusit. Shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban konfirmoi se vaksinës ruse dhe asaj nga Oxford-AstraZeneca i ishte dhënë drita jeshile nga autoritetet shëndetësore vendase. Nga ana tjetër ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto po udhëton në Moskë për bisedime të mëtejshme, ku pritet të diskutojë një marrëveshje për furnizmin dhe shpërndarjen. Rezultatet e hershme nga testet e vaksinës Sputnik kanë qenë premtuese. Zyrtarët shëndetësorë hungarezë janë gjithashtu në Pekin për bisedime me autoritetet kineze mbi miratimin dhe shpërndarjen e menjëhershme të një milion dozave të vaksinës Sinopharm, e cila tashmë po përdoret në Serbinë fqinje.
Burimi: BBC |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania