Polica në Greqi ka arrestuar një 30-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, teksa akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të moshës 15-vjeçare e cila vuan nga problemet mendore. Ngjarja e turpshme ka ndodhur në qytetin e Volosit mbrëmjen e të martës. Bëhet me dije se 30-vjeçari i cili ka mohuar akuzat dhe vajza 15-vjeçare janë njohur përmes rrjeteve sociale dhe më pas janë takuar fizikisht.
Sipas prindërve të vajzës, autori i ngjarjes së turpshme ka përfituar nga gjendja mendore e 15-vjeçares dhe e ka përdhunuar. Pas denoncimit të prindërve, ka reaguar edhe shqiptari i cili ka deklaruar se nuk kishte dijeni për problemet shëndetësore të vajzës. Bazuar në legjislacionin grek, 30-vjeçari shqiptar rrezikon të dënohet me 10 vite burg.
Burimi: reader.gr/news/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania