JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Talenti 16-vjeçar shqiptar drejt Interit, në garë për të ishte dhe Juventusi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21/01/2021 14:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kevin Zefi është një 16-vjeçar shqiptar që po bën një super paraqitje në kampionatin irlandez dhe duket se një transferim i mundshëm te zikaltërit e Interit është në rrugën e drejtë. Zërat po qarkullojnë se kontrata mes dy palëve është gati dhe Zefi me siguri do të bashkohet fillimisht me moshat e zikaltërve. Këto zëra mbështeten edhe nga shoku i tij i skuadrës në Shamrock Rovers, Ronan Finn i cili tha se Kevin do të mendojë për të hyrë në këtë treg të ri. Sipas Finn, 16-vjeçari shqiptar ka aftësi të jashtëzakonshme teknike.

Nga dita e parë që mund ta njohësh talentin e tij, ai ka aftësi të jashtëzakonshme teknike. Por futbolli nuk është vetëm kaq: duhet të jesh i uritur, të punosh shumë, të kesh qëndrimin e duhur. Ka shumë. për të bërë, por Kevin ka shumë potencial. Interi është një klub i madh, i madh dhe Kevin është një djalë shumë i talentuar. Unë i uroj fat sepse ai është një djalë i shkëlqyeshëm dhe një futbollist i shkëlqyeshëm.

Më parë për 16-vjeçarin me origjinë nga Malësia e Madhe ishte interesuar edhe Juventusi, ndërsa FSHF-ja i ka bërë ftesë për të qenë edhe pjesë e Kombëtares kuqezi.