Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Vlorë, ku një 38-vjeçar me iniciale B.T ka plagosur 38-vjeç ka plagosur me mjet prerës vëllain e tij F.t 47-vjeç. Sipas noftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. T, 38 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në banesë, ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin F. T., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë). Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.