Kërkohej për drogë dhe grup të strukturuar kriminal, kush është turku me pasaportë shqiptare që u ekstradua nga Bullgaria?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21.01.2021, 12:21

Një shtetas turk i quajtur Rexhep Ipek, 49-vjeç, është ekstraduar nga Bullgaria ditën e sotme Mësohet se ai kishte pasaportë shqiptare, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. Ky shtetas dyshohet se është i përfshirë në një rrjet të tregtisë së ‘mallit’ dhe në një rrjet kriminal.Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i policisë/ Interpol Tirana

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Falë bashkëpunimit me homologët bullgarë është kapur një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Sofja, Bullgari, u krye ekstradimi nga Sofja, Bullgari, i shtetasit R. I., 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Durrës, i cili ka shtetësi shqiptare (është i pajisur me pasaportë shqiptare), pasi ka qenë i martuar me një shtetase shqiptare. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 15.10.2019, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Nga hetimet e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë, ka rezultuar se shtetasi R. I., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Sofja, u bë i mundur arrestimi i tij në Bullgari dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit