Shqiptarët mbesin në kufirin hungarez, qytetarja: Asnjë kokërr leku s’do kthejnë! Kompania: Legene, e degjeneruar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.01.2021, 11:33

Shqipëria, përveçse ndodhet në një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit, është edhe në një kolaps të madh ekonomik e politik, ku më shumë se gjysma e shqiptarëve kërkojnë largimin, kryesisht të rinjtë. Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë kufij të jenë të mbyllur, por dëshira e madhe e të rinjve për tu larguar nga Shqipëria ka çuar në zgjidhje të cilat mund t’i quajmë “alternative”, ku shumë fima private kanë gjetur edhe mundësitë për t’u pasuruar nga kërkesat e shumta për largim.

Së fundmi një denoncimi për një agjensi udhëtimi ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA. Bëhet fjalë për kompaninë Armend Tours, e cila sipas qytetares që ka bërë denoncimin, pasi ka marrë paratë, nuk ka bërë dot të mundur kalimin e shqiptarëve në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë. Ajo tregon se justifikimi i tyre ishte arrestimi i pronarit, por nga kufiri kanë marrë edhe disa shqiptarë të tjerë që kishin ditë që prisnin.

Kështu shqiptarët janë kthyer pa kaluar në shtetin ku donin. Ndër të tjera qytetarja thekson se lekët nuk do të kthehen. AJo ka paguar 150 euro në fillim, ndërsa në total kanë kërkuar 410. Për këtë ajo ka patur edhe një bisedë në rrjetet sociale me agjensinë, por reagimi i tyre ishte shumë joprofesional dhe përgjigje aspak etike.

Qytetarja denoncon:

Pershendetje joq , jemi ne kufirin serbi hungari. Na mashtruan na than qe kalimi eshte i sigurt, dhe kur vijm ketu gjejm dhe 2 autobuza qe prisnin qe 1 jave ktu. Ne na moren leket edhe sna i kthejne me. Agjensia armend tours. Pasi pritem mbi 7 ore ketu na tha se kan arrestuar pronarin kur cdo gje ishte ne fakt kurth qe t vinim e t mereshin dhe pasagjeret e prapambetur. Leket na i mbajten t biletes , dhe na nisen vetem qe t nxirrnin leket e naftes per te mar njerzit e tjer, se njerzit kishin nje jav pa kaluar , t tjeret. Ndersa neve na tha qe 100% siguri kalimi. 2 autobuza , mbi 80 veta. Than 410 do paguani n total, paguam 150 , dhe tha nqs s kaloni do kthehen leket t gjitha. Asnje kokerr nuk do kthejne.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit