Sot bëhen 10 vite nga tragjedia e 21 Janarit, ku katër persona, u vranë gjatë një proteste të organizuar asokohe nga Partia Socialiste, e cila ishte në opozitë. Familjarë, miq dhe të afërm kanë zhvilluar sot homazhe për Ziver Veizin, tek varri i tij. Kanë kaluar 10 vite kur Veizi u vra para Kryeministrisë dhe sipas familjarëve të tij drejtësia ende nuk është vënë. Mbesa e Veizit ka thënë se shpresojnë që drejtësia të bëjë punën e vet.