Një shqiptar u arrestua ditën e djeshme nga policia greke pas një ndjekjeje për disa orë në Selanik. Sipas mediave vendase 31-vjeçari hyri në orët e para të mëngjesit për të grabitur një dyqan, por u pikas nga policia. Fillimisht i riu u drejtoi pistoletën efektivëve, e cila më pas rezultoi se ishte lodër. Megjithatë, e gjithë slema e përdorur nga shqiptari funksionoi, të paktën për momentin dhe shqiptari u arratis me makinë. Më pas policia iu vu në ndjekje për disa minuta, por 31-vjeçari zbriti, braktisi makinën dhe tentoi që të largohej me vrap mes pallateve. Por pas disa minutash rezistencë, ai ra në prangat e policisë.
Burimi: newsbomb.gr |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania