Juventus u shpall fitues i Superkupës së Italisë pasi bardhezinjtë mposhtën Napolin me rezultatin 2-0.Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim dhe rrjetat nuk u prekën, pasi të dyja skuadrat u përpoqën më shumë të mbroheshin. U desh minuta e 64-t të takimit që rezultati të zhbllokohej falë golit të realizuar nga Cristiano Ronaldo, i cili hyri në historinë e futbollit, pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me 760 gola. Ndërkohë Napoli pati një shans në minutën e 80 me një penallti, por Lorenzo Insigne i cili e mori përsipër, nuk u tregua i saktë dhe e nxori topin jashtë. Në minutën 95-të të takimit Alvaro Morata shënoi golin e dytë për Juventus.