Një 60-vjeçar në Këlcyrë është zhdukur prej pesë ditësh. 60-vjeçari ka humbur kontaktet me familjen, ndërsa këta të fundit kanë shkuar ditën e djeshme në polici për të kërkuar ndihmë për gjetjen e shtetasit me iniciale S.S., banues në fshatin Tolar. Ndërkohë, familjarët shprehen se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve.