Vjedhje e hapur nga “ALBtelecom”, qytetari: Paguaj për 60 Mbps internet, por nuk më vjen fare!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.01.2021, 18:55

Rastet ku një qytetar paguan për një shërbim internet, por ky i fundit vjen ‘copë-copë’ janë të shpeshta në Shqipëri, teksa një gjë e tillë i ka ndodhur një qytetari. Pranë redaksisë së “JOQ Albania” ka mbërritur një mesazh, ku një qytetar ankohet lidhur me shërbimin e internetit që ofron kompania “ALBtelecom”. Në mesazhin e tij, qytetari shprehet se ka lidhur një kontratë me këtë kompani ku do të marrë shërbimin internet me një shpejtësi prej 60 Mbps, mirëpo ky shërbim i shkon me një shpejtësi prej 28 Mbps, ose më e keqja sipas tij nuk i shkon fare.

Qytetari shprehet se ka kontaktuar me punonjësit e kompanisë, por që këta të fundit nuk e shohin si problem, teksa argumentohen se shpejtësia duhet të matet me kabull dhe të mos lidhet pajisje tjetër në internet. Qytetari i cili ankohet ndaj kompanisë e sheh këtë problem si një mashtrim që ka mbi 20 vite që ekziston, ndërsa në fund ndihet edhe i zhgënjyer duke marrë parasysh shërbimin që i ofron kompania edhe pse paguan për këtë shërbim.

 

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit